Dialog s’ka, Serbia vazhdon provokimet

Procesi i negociatave Kosovë – Serbi është bllokuar tash e disa muaj, pasi pala serbe nuk po pranon të ulet në tavolinën e bisedimeve pa u hequr taksa prej 100 për qind. Megjithëkëtë, shteti serb nuk po rresht së bëri provokime ndaj Republikës së Kosovës.

Janë bërë më shumë se gjashtë muaj prejse pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë ulur kokë më kokë në tavolinë për të diskutuar rreth procesit të dialogut.

Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të BE-së për t’iu rikthyer bisedimeve, pala serbe po vazhdon të mos i ndalë provokimet në drejtim të Kosovës.

Para tri ditësh në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” autoritetet serbe ndaluan dy zyrtarët serbë të Qeverisë e Kosovës, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë. Menjëherë pas kësaj shefi i ekzekutivit e ka cilësuar si të papranueshëm lajmin për ndalimin e dy zyrtarëve në fjalë.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe përfaqësues të opozitës, të cilët kanë konsideruar se Kosova duhet të vendosë masa reciproke pas këtyre sjelljeve të vazhdueshme të palës serbe. Rrjedhimisht, sipas tyre, secili veprim i shtetit serb duhet ta ketë kundërpërgjigjen e njëjtë prej shtetit të Kosovës./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*