Derbi spanjoll sonte, Atletico kundër Barcelonës – starton Messi

Lionel Messi ka startuar në ndeshjen derbi të xhiros së 10 në La Liga kundër Atletico Madridit

Barcelona do të synojë një fitore sonte për t’u rikthyer më lartë në tabelë, edhe pse për këtë ka një punë të vështirë kundër Atletico Madridit.

Për këtë Ronald Koeman ka startuar me Messi dhe Griezmann nga minuta e parë e takimit.

Në anën tjetër, Diego Simeone ka një fillim të mirë të këtij kampionati, pasi që është në vendin e dytë me 17 pikë dhe në rast të fitores do të barazohej me Real Sociedadin me 20 pikë, por Atletico ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, aq sa ka edhe Barcelona por që deri me tani ka 11 pikë dhe është në vendin 9.

Atletico në anën tjetër starton sot në sulm me Joao Felix derisa do të mungojë Luis Suarez për shkak se ka dal pozitiv me koronavirus në testet e fundit. /

Formacionet Zyrtare:

Atletico de Madrid

Shpërndaje

Comments are closed.