Deputeti i PDK’së thotë se në disa shkolla punëtorët teknik e bëjnë dezinfektimin e objektit vetëm me ujë

Deputeti i PDK’së, Sejdi Hoxha në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Ai ka thënë se nuk është normale që në shkolla matjen e temperaturës për nxënësit ta bëjnë punëtorët teknik.

Sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjnë punëtorët shëndetësor, njëjtë si ndodh në Kuvend të Kosovës.

“Pse në Kuvend deputetëve po ju bëhet matja e temperaturës nga profesionistët shëndetësor, pse këtë punë edhe në Kuvend nuk po e bëjnë punëtorët teknik, sa është e rëndësishme jeta jonë njëjtë është edhe jeta e fëmijëve, ky është diskriminim”, ka thënë ai.

Hoxha thotë se në disa shkolla ka informacione se dezinfektimi bëhet vetëm me ujë.

“Në të gjitha shkollat dezinfektimin janë duke e bërë punonjësit teknik, kam informacione se në disa shkolla përdoret ujë për dezinfektim e kjo paraqet rrezik të madh”, ka thënë deputeti i PDK’së.

Shpërndaje

Comments are closed.