Deputetët iranianë brohorisin “Vdekje Amerikës”

Parlamenti i Iranit ia dha aprovimin e parë sot një projektligjit për rritjen e shpenzimeve për programin raketor të Teheranit dhe për Gardën elite Revolucionare, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj Iranit. Madje, disa deputetë kanë brohoritur “Vdekje Amerikës” gjatë votimit në Parlament.

Ligjvënësit i miratuan parimet e projektligjit për t’i “luftuar veprimet terroriste dhe aventuriste të Amerikës” teksa disa ligjvënës brohoriten “Vdekje Amerikës”, raporton transmetuesi shtetëror IRIB, përcjell Express.

Ky projektligj vjen si kundërpërgjigje ndaj legjislacionit të miratuar nga Kongresi Amerika dhe të nënshkruar nga presidenti Donald Trump në fillim të muajt gusht, për të vënë sanksione të reja ndaj Iranit, për shkak të programit të saj raketor.

Irani e mohon se programi i saj raketor e shkel rezolutën e OKB-së, e cila e përkrahi marrëveshjen bërthamore të Teheranit nga viti 2015 me fuqitë botërore dhe i bën thirrje Republikës Islamike të mos kryejë aktivitete që kanë të bëjnë me raketat balistike të dizajnuara për të bartur armë bërthamore.

Teherani thotë se nuk zhvillon raketa të tilla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Fermerit nga fshati Sadovinë ujqit ia mbytën shtatë dele