Deputetët e përleshjes fizike tani kapen me fjalë

Ish-komandanti i UÇK-së i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonte Policinë e Kosovës, “ti me shefat e tu pengonin doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre”.

Selimi i tha atij se nëse më e mirë i duket MUP-i se Ministria e Rendit pas luftës, atëherë po i shërben Oliver Ivanoviqit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Bekim Haxhiut i cili ia përmendi uzurpimet e pronave në Klinë që sipas tij kanë bërë vëllezërit e tij.

“Në kohën kur në veri në vitin 1999 po bëhej spastrim ndaj shqiptarëve, vëllezërit e ministrit në Qeverinë e Përkohshme kanë qenë duke u marrë me uzurpime në Klinë e Prishtinë”, ka thënë ai.

Këta dy deputetë kohë më parë ishin përleshur fizikisht në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje

Comments are closed.