Delegacioni nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së viziton KEK-un

Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikan vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga KEK-u, thuhet se delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga Matthew Zais, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve. Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Shpërndaje

Comments are closed.