Daçiq thotë se nuk pret ndryshime ekstreme në qëndrimin e Amerikës për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se nuk pret “ndryshime ekstreme” në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pas ndryshimit në krye të Shteteve të Bashkuara.

Ai thotë se pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen e dialogut edhe kur Joe Biden ta marrë presidencën.

I pyetur nëse ai pret që dialogu me Prishtinën të ngrihet në një nivel më të lartë vitin e ardhshëm dhe si i sheh ai ndryshimet në administratën amerikane, në lidhje me dialogun, Daçiq theksoi se dialogu në Bruksel filloi gjatë administrimit para Donald Trumpit, në një kohë kur Joe Biden ishte nënkryetar i Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaje