Conte rikthehet në 2019, Real Madridi “në sulm”

Strategu italian, Antonio Conte, po planifikon që rikthimin e tij ta bëjë në vitin 2019.

Conte, së fundmi kishte nën drejtim skuadrën e Chelsea. Italiani u shkarkua nga skuadra londineze dhe tashmë është në pritje të një dëmshpërblimi.

Italiani ishte kërkuar nga klubi mbretëror edhe gjatë verës që lam pas, mirëpo zgjedhja përfundimtare ishte Julen Lopetegui, i cili nuk po kalon kohë të mira.

Madrilenët janë në dijeni se për të siguruar shërbimet e Contes, ata duhet të nisin një ofertë të majme.

Me ngecjet e Lopeteguit dhe rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, duket se “Los Blancos” duhet ta rishqyrtojnë pozitën e trajnerit.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*