Chrome apo Mozilla, cili është shfletues më i sigurt? Ja ç’thonë ekspertët gjerman

Shfletuesi i internetit ‘Google Chrome’ është në mesin e më të shkarkuarve nga përdoruesit.

Megjithatë, Zyra Federale Gjermane e ka vlerësuar si më të besueshëm shfletuesin ‘Mozilla Firefox’ për sa i përket privatësisë dhe sigurisë.

Kjo agjenci këshillon zyrtarë qeveritar të Gjermanisë të përdorin ‘Firefox’-in, në detyra që kërkohet siguria kibernitike.

Shfletues si ‘Chrome’, ‘Edge dhe ‘Internet Explorer’ nuk kanë në dispozicion mundësinë e telemetrisë, mjet që mundëson saktësisht shfaqjen e të dhënave tuaja që paraqiten në shfletues. Po ashtu, shfletuesit në fjalë kishin mungesë të transparencës organizative.

‘Turbo Mode’, modalitet në shfletuesin ‘Mozilla Firefox Lite’, thuhet të bllokojë ndjekësit nga palët e treta, duke mundësuar që të ngarkohen më lehtë uebfaqet.

Ndër karakteristikat më të veçuara të këtij shfletuesi është aftësia për të shfletuar privatisht, pa lënë gjurmë për ndjekësit nga reklamat.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*