Chelsea kalon në rrethin tjetër në FA Cup, Abraham i papërmbajtshëm

Chelsea ka arritur të kalojë në raundin e pestë të FA Cup pasi mposhti me rezultat 3:1 ekipin e Luton.

Talenti i Chelseas, Tammy Abraham shkëlqeu me het-trik sot duke i treguar vlerat që ai posedon.
Fillimisht, Abraham realizoi në minutën e 11-të, për ta dyfishuar epërsinë e “Bluve” pas gjasht minutave.

Clark arriti të ngushtojë epërsinë e vendasve, por vetëm deri në minutën e 74-të, kur Abraham vulosi fitoren e ekipit të Lampardit.

Vlen të përmendet që Timo Werner e shpërdoroi mundësinë për ta shënuar edhe golin e katërt, duke e humbur penalltinë në minutën e 86-të.

Shpërndaje