Çfarë po ndodh me planetin tonë? Fëmijët akuzojnë…

Shkruan: Zaim Kuçi
Çfarë po ndodh me planetin tonë. Fëmijët akuzojnë…

Kohët e fundit ndjehet një lëvizje në botë për të mbrojtur planetin tashmë jo nga ata që e shkaterruan por më shumë nga fëmijët që akuzojnë politikat agresive të një grupi të vogël njerëzisht duke e kthyer globin në bisnez fitimi më shumë individual.
Ndoshta është vonë….që bota të preket nga këta fëmijë francezë të pafajshëm, nga vajza protestuese 12 vjecare Beren që akuzon udhëheqësit e paaftë dhe shurdh që kërcënojnë të ardhmen e tyre në gazetën “Liberation”.
Duke lexuar këtë lëvizje fëmijësh, përtej këtyre zërave të butë, të ëmbël, të pafajshëm të Adèle, – ve, shkruaj për të shprehur një revoltë për fëmijët që ende s’kanë lindur, të cilët nuk mund ta shprehin mendimin e tyre, ndaj bej thirrje t’i dëgjojmë megjithëse u mungon fjala. Në kete glob të ç’orientuar të gjithe kemi në dore se çfare të ndryshojme….
Flitet shumë se natyra po “hakmerret” ndaj njerezimit. Pohohet se jemi te kercenuar, madje me pasoja katastrofike më shume se luftrat shkaterruese te bera nga vete njerezimi, por ky kercenim ende eshte i paqarte nga shumica e banoreve te ketij globi.
Koha ecen dhe perhere natyra godet njerezimin, ndihet ankth dhe pasiguri, pra heshtje duke harruar se po pergatisim me vullnetin tone te ardhmen katastrofike, perplasemi kunder njeri-tjetrit por pa rezultat, njerezimi jeton në enigma te pafundme…
Herët e gjeta kete renie te shekullit tone disi te permbledhur ne esene “Fundësi e tokës sonë” te Albert Jacquard, por asgjë nuk shikohet në horizont. Bota vrapon drejt interesit, fitimit me cdo cmim duke sakrifikuar gjithcka nga natyra; kjo eshte vdekjeprurese per njerezimin.
Për vete meshoj dhe akuzoj kalimet tepër të befta midis interpretimit humanist dhe politikës së bere, duke pohuar veçanërisht se një shoqëri e përparuar teknologjikisht, duhet përfundimisht të drejtohet nga ekspertë të shkëlqyer tekniko-politikë e per me teper shoqerore/shpirterore.
Por, çka kemi humbur udhës, është ndjenja e densitetit dhe ndërvarjes së jetës njerëzore, që kurrë nuk mund as të reduktohet në një formulë, as të nxirret jashtë loje, por mbetet një aspekt i debatit global. Të gjitha luftrat e bera kunder njerezimit nga vete njerezimi ngjallën vizionin e vetshtrembëruar për Tjetrin, te shoqeruar me imazhet thjeshtëzuese dhe polemikat e veta sterile.
Ndryshimet e vrullshme te planetit tone te shkaktuar nga vete njerezimi jane indentike me po ato tragjedi te luftrave te shkaktuara nge vete ai qe quhet “qenie njerezore”.
Çfare duhet më teper për të kuptuar e shprehur atë që humbasim nga kjo jete: më shumë se 40 metra pjese akullnaje hyjne çdo dite ne det. Ky vazhdim ben që të humbasim 1/8 e më shumë e siperfaqes se akullnajes në 10 vjet; duke e pasqyruar me shifra, ne 1981 mbulohej 8milion km2 akullnaja sot nuk eshte më shumë se 4 milion km2; pa folur per Ciklonet shkaterruese që nuk jane parë ndonjehere në një mase kaq shkaterruese.
I pari që kuptoi dhe shprehu ndryshimin e pësuar aktualisht nga njerëzimi nuk ishte as një funksionar politik apo një njeri i shkencës, por një poet.
Në 1945-n tek libri “Regards sur le monde actuel”, Paul Valéry shkruante: “Koha e fundit të botës po nis”. Është urgjente të nxjerrim pasojat e këtij konstatimi: po hyjmë në një fazë të re të historisë së qenieve njerëzore.
Disa “optimistë imagjinojnë se ne mund t’i shpëtojmë kësaj fundësie duke shkuar në një planet tjetër. Absurditet për tu realizuar; ndaj kjo na lejon të përcaktojmë qartazi afatet e kontratës së martesës mes Tokës dhe njerëzimit dhe të bëjmë një program realist rreth mënyrës së jetesës me njëri-tjetrin. Toka: ajo është tashmë e njohur mirë; ia kemi përshkuar edhe skutat më të vogla, ia kemi mëkëmbur historinë, kemi nisur të bëjmë inventarin e pasurive të saj. Njerëzimi: ky term nuk shenjon vetëm ata mbi 7miliardë individë të gjallë sot e kësaj dite, por tërësinë e qenieve njerëzore, të mos i harrojmë ata që do vijnë. Kjo përfaqëson një efektiv prej disa mijëra miliardë individësh (njerëzimi të mos sjellë si alternativë hipotezën vetëvrasja kolektive aktualisht në përgatitje e sipër nga synimet e shteteve që vertet mbajnë armë të shkatërrimit masiv, veçanërisht ato bërthamore).

Fatkeqësisht bota po kalon një lëvizje demokrafike të pakuptimtë, që kohët e fundit kishim një shtim aq të shpejtë sa mundëm të përjetojmë një bum demografik, që gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX dukej i lemerishëm por për fat kemi një stabilizim ku para mbarimit të shekullit XXI parashikohet në nivelin e nëntë miliardë njerëzve. Globalizmi i përshpejtuar, një lojë pa rregulla me çmendurira pa fund, sëmundja e shekullit.
Problemi është shtruar qartazi: si t’i bëjmë të pajtueshme me njëra-tjetrën nevojat tona dhe ato që sjell planeti ynë? Kjo pyetje shpesh paraqitet në formën: a ka mundësi Toka të ushqejë kaq njerëz? Ndodh që përgjigjja është pozitive. Edhe në mungesë të një “revolucioni të gjelbër” të ri, sasia e disponueshme e ushqimit do jetë e mjaftueshme. Sigurisht që shumë qenie njerëzore sot vuajnë nga uria, por kjo ka të bëjë shumë më tepër me një çështje ndarjeje sesa prodhimi. Raportohet se “Një”, 1 % e popullsisë të botës kanë 3/4 e pasurisë botërore. Ky raport i thellë do të jetë në vitet e pritshme kontradikta e planetit tonë, lufta e pritshme me pasurinë.

Në të vërtetë, mungesat më kanosëse kanë të bëjnë jo me ushqimin, por me të mirat që ekonomistët e dikurshëm i konsideronin si pa vlerë, ngaqë përfilleshin si të pashterueshme, Ajrin dhe Ujin. Mënyra perëndimore e jetesës, duke u përgjithësuar, bëri të dukej dëmtueshmëria e klimës, nga e cila varen këto dy të mira, Ajri dhe Uji; larg së qenuri të pashterueshme, ato janë në mëshirën e ndotjes masive që sjellja jonë e përhap si një qefin rreth planetit.
Ne vetëm sa kemi kuptuar, duke konstatuar evolucionin e klimës, paralajmërimin e Paul Valéry-së: pasojat e veprimeve tona e kapërcejnë atë që mund të durojë mjedisi ynë; këto pasoja janë shpesh herë të parikthyeshme. Është pra urgjente që këto veprime të debatohen dhe të zgjidhen kolektivisht. Ky është një fakt për të gjitha të mirat që na jep Toka, por që është e aftë të na i japë një herë të vetme. T’i shkatërrosh këto, do të thotë të privosh përfundimisht prej tyre pasardhësit tanë, gjithcka që na jep toka të konsiderohet si “trashëgimi e përbashkët e njerëzimit”.

Nuk bëhet fjalë këtu për t’i ndaluar vetes çdo gjest që modifikon planetin, por të kalojmë te veprimi vetëm pasi të kemi llogaritur pasojat dhe marrë në konsideratë interesat e të gjithëve, qofshin këta të gjallët e tanishëm apo ata që do lindin. Si të ngremë një lobby të ngarkuar qe të flasë në emër të atyre që nuk mund të shprehen ngaqë s’kanë lindur akoma, por që kjo nuk u përket më pak se të tjerëve?

Koha po kërkon si domosdoshmëri jetike e një qeverisjeje të arsyetuar nga ana e njerëzimit, të pasurive të tij. Shpesh organizohen konferenca, simpoziume madje bëhen strategji zhvillimi por gjithmonë në letër, janë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare. Po a respektohen këto marreveshje?

Fatkeqësisht, më e vështirë për njerëzit se marrëveshja me planetin, do të jetë marrëveshja e tyre me njëri-tjetrin. Pasoja e parë e fundësisë së tokës së tyre është ndërvarësia e tyre e pashmangshme. Vendimet e njërit, qoftë një individ, një bashkësi apo një komb, kanë pasoja, me afat ku më të shkurtër e ku më të gjatë, për gjithë të tjerët. Kushdo, pra, ka fjalën e vete për të thënë rreth vendimeve të të gjithëve.
Në të vërtetë reagimi mbrojtës është çelësi për të patur kushdo një status me të vërtetë njerëzor. Të përpiqesh t’i anashkalosh do të thotë të heqësh dorë nga “humanësia” jonë jo e fituar nga natyra, por e ndërtuar prej nesh.
Kemi ardhur të vetdijshëm në këtë gjendje katastrofike. Po si ushtarak më ngacmon fakti që kudo në bote shikojme platacione me varreza armatimesh konvecionale,kimike, nukleare; mijra avione me helike, reaktive e supersonike te vdekur; kufoma që deshmojne çmendurine e botes, gllaberimin e ekonomise dhe varferine.
Për më keq, ku do te shkaterrohet ky arsenal marramëndës…?

Askush nuk shtron pyetjen, ku do te shkojne miljona e miliarda arme qe FA i kane në strukture sot dhe ato që prodhohen për ditë, pa kuptuar qe ato jane éternel te paasgjesueshme. Po kush po bërtet, asnjë strukturë shtetërore. Më e keqja eshte se bota organizon panaire, Shoë Air, shtrohen bankete, trokasim gotat me shampanje dhe ne, populli i duartrokasim keto armë vrasëse.
Ndoqa një studim edhe pse me shume vonese, me shume vlere, urgjent per ta zbatuar për qeskat e celofonit, unë e sjell në shënimet e mia si: “Sjellje hipokrizie është studimi për qeskat e celofonit që do të shkatërrojnë botën dhe nga ana tjetër armët që zhvillohen përditë konsiderohen sukses për botën”. Hipokrizi botërore.
Pak vite më parë prane Tour Eiffel organizohej nje ekspozite e hapur per publik mbi zhvillimet e botes gjate vitit që po linim pas. Në një tabelë e ndricuar mirë lexova disa shifra me spjegimet e tyre: 1000 miljard dollare harxhonte bota per forcat e armatosura dhe 100 miljard ishte programi i botes në luften kunder varfërise. Diku në krahe ishin një grup protestuesesh kundër kësaj tabele, mendova sa pak janë këta për të përmbysur raportin e kësaj tabele.
“Nuk lindesh njeri, por bëhesh”, thotë Erazmi. Në fakt, natyra na sjell gjithë informacionet e nevojshme për të ndërtuar një anëtar të species «Homo sapiens»; por është i domosdoshëm një tjetër burim për të hyrë te vetëdija e të qenurit. Veçanësia jonë, performanca që na dallon rrënjësisht nga gjallesat e tjera, është pasuria e komunikimit e shkëmbimeve tona.
Të veçuar ne jemi primatë, takimet na bëjnë njerëz. Mirëpo të takosh është një art i vështirë, është një art që mësohet; ta mësojnë të gjithë është detyra parësore e çdo komuniteti.

Komunikimi midis njerëzve ka dështuar kur bëhet fjalë për t’i vënë njerëzit përballë njëri-tjetrit. Ai ka bërë në fakt gabimin të zgjedhë si motor garën konkurruese, do me thënë luftën e gjithkujt kundër të gjithëve. Përgjatë një aventure njerëzore, gjithçka luhet gjatë takimeve. T’i shpiesh këto në një përballje që do përcaktojë një fitues e një të humbur, kjo është ajo çka shoqëria jonë na e paraqet si një domosdoshmëri dhe te veshtire. Në këtë situatë kritike edhe media është kthyer në mjet fitim prurës. Psh vendin kryesor mediat u japin ngjarjeve jodomethënëse, rutine sportive apo mode, është shembulli i këtij deformimi karikaturor. Jeta e gjithkujt, individ apo bashkësi, katandiset kësisoj në një vijimësi betejash, nganjëherë të fituara, por që shpien në një luftë, të humbur paraprakisht. Çfarë llumi!
Është urgjente të zëvendësojmë modelin e garës konkuruese me atë të luftës kundër vetes me ndihmën e të tjerëve. Për Perëndimorët, kjo implikon një revolucion; ai mund të mos jetë i dhunshëm në qoftë se ndërmerret qe në shkollë. Kjo po ndodhë në Francë aty ku ka filluar një lëvizje nga të nxënës shkolle, liceist dhe universitar.

@ Po vendi im Shqipëria, sa afër dhe larg është shoqëria, politikat e shtetit për mbrojtjen e mjedisit, çfarë solli post demokracia e viteve post -92? Ndërtuam një shtet pa frena me shumë aksidente. Më vjen keq që po shkruaj –sjellje paçavure njerëzish, vandalë që krijojnë mal mbeturinash përballë mrekullisë të natyrës të vendit tim.
Ka shumë për të thënë, madje pafundësi situata të dhimbshme që na duhen faqe romanesh për ti shprehur ato, por unë u ndala në një emision tv ku u trondita nga shtëpi të shkatërruara dhe rrëke nafte qe qetesisht kishin krijuar shtratin levizes pranë tyre por, diku afer kesaj rrekeje nafte ishte edhe nje bar kafe te mbushur plot me burra qe zhurmonin ambjentin me siguri muhabet partie . Pamje të dhimbshme por mungoi reagimi qytetar. Nuk thuhet asgjë për shkatërrimin e shtëpive dhe ndotja e zonës në Marinzë, Patos, e Gorisht. Zona është kontaminuar aq shumë sa, as vitet nuk e riparojnë dot këtë zonë.
Fëmijët e kësaj zone rriten në aromën e këtij lëngu vrasës; ata heshtin, nuk janë aktivë si ata fëmijë francezë protestues që në raport me këta tanët jetojnë në lluks.
Nuk kam dëgjuar për një analizë laboratorike mjedisore, si nuk ka një dalje përgjegjësie për 1000 e më shumë shtëpi të nxjerra të pabanueshme në zonat ku nxirret naftë nga ata të shkencës së madhe. A do të bëhej kjo mënyre eksplorimi të naftës me këto metoda primitive në vendet e tyre?. Siguroj se në vendet e tyre, nëse do bëhej, e sigurt se do vinte gijotina e së shkuarës. Në fund të këtij emisioni i mungoi konkluzioni mjedisor: kanë krijuar vatra kancerogjene….
Në TV franceze u dha si lajm alarmant studimi mbi mbetjet qe krijohen nga lojrat dhuratë fëmijësh per vitin e Ri.

Ishte vertet shqetesim i sjellë fortësisht nga media dhe Franca përgatitet për të tjera masa drastike ne lufte kunder këtyre mbetjeve. Nuk e shijova edhe këtë studim të vlefshëm për shoqërinë që më erdhi pas një dokumentari per mbetjet urbane, qeskat dhe shishet plastike të hedhura kudo në rrugë, lumë, liqen dhe det në vendin tim, ishte një katastrofe. E përjetova këtë situatë. Po përse, vendi im i kontaminuar nga nafta (per fat te keq këtë pasuri nuk e gezojne as ata qe jetojnë ne pellgje nafte); me plehra të kudohedhura me vullnetin e mirë dhe bekimin e vet qytetarëve sehirxhinjë, të prefekteve, kryetarëve të bashkive atyre “barkmëdhenjve. Përse?

U largova nga vendi im dhe u ktheva tek lodrat e fëmijëve që kanë shqetësuar francezët. Si ushtarak zevzek ky lajm gati gati mu duk “hipokrizi e botës së qytetëruar. Kisha pyetje për vendimarrësit e botës bisnes. Studimi për dhuratat e fëmijëve për vitin e Ri po na e shqetëson botën, ironizova unë; po ç’fare ndodh dhe do te ndodh në bote me garën e armatimit, gjithëllojë vrasës që ndodhen në FA? A ka ndonjë studim për to…?
Është urgjente të zëvendësojmë modelin e garës konkurruese me atë të luftës kundër vetes me ndihmën e të tjerëve.
Të gjithe kemi ne dore se çfare te ndryshojme – në këtë glob të ç’orientuar.
Divisa eshte e qarte: bëj më të mirën duke shpetuar vetvehten, te ardhmen, planetin.

Fundësi e tokës sonë. Fëmijët akuzojnë… transmeton PaRrotlla.net.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*