Çaji i nxehtë mund ta rrisë rrezikun nga kanceri

Në të gjithë botën, çaji i nxehtë është një pije shumë e dashur. Euromonitor International ka vlerësuar se rreth 2.9 milionë ton çaj është konsumuar vetëm gjatë vitit 2016.

Kjo duket e çuditshme sepse çajrat konsiderohen përpos si të shijshëm edhe se sjellin shumë përfitime shëndetësore për trupin e njeriut.

Megjithatë, një studim i kryer nga Universiteti i Pekinit në Kinë, ka gjetur se nxehtësia e çajit ka ndërlidhje me fillimin e kancerit të ezofagut.

Sipas World Cancer Research Fund International, ky lloj i kancerit është ndër tetë më të zakonshmit në mbarë botën, shkruan Medicalnewstoday.

Sipas studiuesit Jun Lv, pirja e çajit të nxehtë në baza të rregullta lidhet me kancerin e ezofagut tek njerëzit të cilët gjithashtu konsumojnë duhan dhe alkool rregullisht.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*