Buzhala: Albin Kurti nuk është alternativa e duhur

Shkruan: Berat Buzhala

Disa fjale per Rron Gjinovcin

Po e shoh qe ndaj tij, prej ketij, le ta quajme kampit tim, ka fillu nje fushate ‘diskredituese’, qe lidhet kryekeput me baben e tij dhe lidhjen qe ai e ka me PDK’ne. Pervec kesaj, une cdo dite marre kerkesa per mos me e ftu ne panel, sepse, sipas tyre, ai po e prishe Pressingun. Pastaj, kur e pane Lulen e harruan perkohesisht Rronin.

Nejse, une me Rronin, sic e keni pa, nuk pajtohna per kurrgjo. Mirepo Rroni dhe rronat jane realitet ne vendin tone. Ata sot po fitojne politikisht sepse jane shumice. Fakti qe jane shumice nuk do te thote kurrgjo ne raport me te drejten dhe me drejtesine, mirepo thote shumecka ne raport me demokracine dhe zgjedhjet. Kampanjat denigruese “ad hominem” nuk jane argumente kunder tij. Argument kunder tij nuk eshte as fakti qe baba i tij ka foto me Samiun, Hashen, Kadriun e Edi Ramen. Se paku nuk jane argumente per mu. Argumentet e vetme te miat per te jane deklaratat e tij, me te cilat une nuk pajtohna por qe i konsideroj interesante per te debatuar rreth tyre. Sigurisht qe nuk pajtohna as me menyren se si Rroni shpeshhere e kalon ‘korrektesine politike’ dhe i diskualifikon njerezit per shkak te shijeve qe ata i kane, ose per shkak te votave qe ata i japin. Sido qe te jete as kjo nuk mjafton qe ai te mos ftohet ne studio.

Pra, miq te dashur nga LDKPDKAAKNISMA, Rroni nuk eshte fajtor per gjendjen jo te mire qe e keni ne keto zgjedhje. Zgjedhjet nuk fitohen ne debate televizive, por me qeverisje te mire. Une jam absolutisht i bindur qe LVV, me kete listen qervish per deputet, nuk eshte alternativa e duhur. Une nuk besoj qe as Albin Kurti eshte alternativa e duhur. Mirepo une besoj qe ne duhet te jemi te gatshem te ulemi dhe te debatojme me cdokend, e posacerisht me ata qe mendojne ndryshe prej nesh.

Personalisht ‘fenomenin’ Rroni, qe nga fillimi, e kam trajtuar si nje test personal. Sa shume do te mundem ta toleroj? Sa me shume qe mundem, aq me i lumtur jam. Eshte shume e lehte me debatu me njerez me te cilet pajtohemi, transmeyon /parrotlla.net/

Kaloni bukEr

Shpërndaje