Burak Ozçivit publikon imazhin e parë me të birin

Burak ka pozuar duke e mbajtur në krah djalin.

Aktori i famshëm turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.
Ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Karan. Çifti kishin vendosur që lidhjen e tyre me fëmijën ta mbajnë sa më private.

Së fundmi për herë të parë Burak ka vendosur ta publikojë një foto me të birin ku shihet duke e mbajtur në krah.

As këtë herë nuk ia zbuloi fytyrën. Foto tani po qarkullon në pothuajse të gjitha mediat.

Pas publikimit të fotos më pas Burak e ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën shihet së bashku me dy personat e tij të zemrës, gruan dhe djalin.

Ata duken tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.

View this post on Instagram

Bizim evin halleri❤️

A post shared by Burak Özçivit (@burakozcivit) on

Shpërndaje

Comments are closed.