Britani, 99 vjet burgim për rrjetin e kokainës, në mesin e tyre 5 shqiptarë

Një rrjet kriminal që siguronte fitime në disa miliona stërlina dhe që bashkëpunonte ngushtë me element kriminal shqiptar për tregtimin e kokainës, është shkatërruar nga autoritetet ligjzbatuese britanike.
Ky rrjet, i cili operonte  në Anglinë qendrore dhe atë jugperëndimore, është dënuar me 99 vjet burg në total. Në grupin prej 12 pjesëtarësh, 5 prej tyre ishin shqiptarë me banim kryesisht në Londër, të cilët furnizonin me kokainë pjesën angleze të këtij grupimi të strukturuar. Anglezët ua blinin trafikantëve shqiptarë kokainën për 35 mijë stërlina kilogramin dhe fitonin 100 mijë stërlina nga shitja në rrugë.

Kokainë e një pastërtie mjaft të lartë që shkonte deri në 90 për qind, dërgohej çdo herë me sasi nga një kilogram në çdo dërgesë të ardhura nga Londra në Anglinë qendrore e transportuar me makina që ishin modifikuar enkas për të fshehur drogën, siç mësohet, pas vendit të targave apo poshtë sediljeve.

Pagesat në para kurrë nuk bëheshin në të njëjtën kohë që shkëmbehej droga, njofton shtypi britanik.

Edhe pse dedektivët britanik që shkatërruan këtë rrjet përpara disa muajsh, nuk ishin në gjendje të survejonin tërë kohën aktivitetin kriminal  të këtij rrjeti anglezësh dhe shqiptarësh, por sipas tyre ata kanë mundur të dokumentojnë rreth 17 dërgesa me drogë dhe besojnë se mund të ketë pasur edhe më shumë drogë të trafikuar.

Gjykatësi i çështjes, Murrey Creed, tha se “kishim të bënim me një sipërmarrje mjaft të sofistikuar ku ishin përfshirë një numër i madh njerëzish në nivele të ndryshme dhe takime të organizuara në Britani dhe Spanjë”. Pjesëtarët shqiptarë të këtij rrjeti u dënuan nga 4 vjet e gjysmë deri në 10 vjet, tre prej të cilëve me mbiemër të njëjtë. /TCH/

Lexoni po ashtu:  ​Studenti kosovar zbulon alfabetin e humbur shqiptar
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn