Bllokohen 20 faqe online që shisnin ilaçe anti-Covid

Autoritetet policore italiane kanë mbyllur 20 site interneti të paautorizuara, të cilat shisnin medikamente anti-Covid.

Ata tregtonin ilegalisht shitjen e clorochina e idrossiclorochina, lopinavir e ritonavir, si dhe të disa antibiotikëve, kurimi me të cilat duhet kryer vetëm nën kontrollin mjekësor.

I konsideruar si krim kibernetik farmaceutik, u vendos mbyllja dhe mos-aksesi në këto platforma online, të analizuara dhe nga Departamenti i Shërbimeve Mjekësore dhe Farmaceutike pranë Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, nën sinjalizimin e Komandës Policore për mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Monitorimi konstant i këtyre platformave online zbardhi se ishin të lidhur me servera të huaja, pra jashtë kufirit italian dhe me menaxherë fiktivë që reklamonin oferta shitjeje ilaçesh, shpesh dhe në gjuhën italiane e që kanë një kufizim të përdorimit të tyre klinik dhe duhen marrë vetëm nën kontrollin e duhur mjekësor.

Hetimi nga autoritetet policore evidentoi shitjen ilegale të ilaçeve që kërkojnë recetë mjekësore, si disa antibiotikë, mes të cilëve dhe azitromicina, antidhimbje por dhe ilaçe të përdorura në terapitë anti-kovid, si antimalarje clorochina e idrossiclorochina, e anti viroza lopinavir e ritonavir, për të cilat Agjensia Italiane e Barnave në korrik të 2020 vendosi pezullimin e shitjes së tyre të lirë dhe jashtë terapive eksperimentale anti-kovid, transmeton oranews.

Platformat online reklamonin studime shkencore që vërtetonin efikasitetin e tyre në kurimin nga Covid-19.

Deri më sot janë 119 paltaforma shitjesh online të mbyllura nga autoritetet italiane, që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Shpërndaje

Comments are closed.