Blerona Bytyqi publikon këngën “Babë e nanë”

Pas suksesit të këngës “Ani, ani” nga  këngëtarja Blerona Bytyqi, sot u lansua edhe kënga më e re e titulluar “Babë e nanë”, e cila përmban motive sociale, bazuar në raportin e fëmijës me prindërit.

Blerona përmes tekstit që e ka shkruar vetë, përcjell mesazhe të shumta për brezat e rinj, duke i këshilluar ata për ta mbajtur ngrohtë lidhjen fëmijë-prind.

Ajo për këtë projekt ka falënderuar bashkëpunëtorët: organizatorin Arbas Spahiu dhe studion Galaxy cinematic.

Kjo këngë u paralajmërua që të publikohej sot, në fund të Muajit të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit, duke “i prekur” dy ngjarje të veçanta fetare.

Blerona po ashtu paralajmëron këngë të reja me motive të shumta, duke shpresuar që të publikohen në kohë më të mira, ndonëse s’u ndal as në kohë pandemie për t’ia dhuruar publikut artin e saj unik.

Linku i këngës:

 

Shpërndaje

Comments are closed.