Blerim Reka ka dy fjalë për Ali Ahmetin i cili po mbështet maqedonasin për president

Kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të BDI-s, Ali Ahmetit, kur ka thënë se: “sikur të mos e kishte propozuar BDI për ambasador në Bruksel, Reka nuk do të ishte këtu ku është sot”.

Reka ka pohuar se është e vërtetë që në vitin 2005, është propozuar për ambasador nga BDI, porse ka shtuar se atëbotë nuk kishte kandidat më të denjë për atë pozitë.
Kur flet për garën aktuale, Reka kritikon BDI-në që po e mbështet kandidatin maqedonas për president të vendit, në vend se t’i dilte ish të propozuarit të saj të dikurshëm për ambasador në Bruksel.

Ndryshe, BDI publikisht ka dalë në mbështetje të kandidatit maqedonas Stevo Pendarovski nga radhët e LSDM-s./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*