Bisedime SHBA-Rusi për çarmatimin bërthamor

Takimi i parë për çarmatimin mes Moskës dhe Uashingtonit do të zhvillohet nesër në Gjenevë për të shqyrtuar idenë e një marrëveshjeje të re që kufizon armët bërthamore dhe që mund të përfshijë gjithashtu Kinën.

Ky lajm konfirmohet edhe nga agjencia britanike e lajmeve, Reuters në faqen e saj të internetit.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se donte një marrëveshje mbi armët e “brezit të ardhshëm” me Moskën dhe Pekinin për të mbuluar të gjitha llojet e armëve bërthamore dhe e kishte parashtruar këtë temë edhe në bisedimet me homologun rus, Vladimir Putin dhe atë kinez, Xi Jinping në G20 në Osaka.

Aktualisht Kina nuk është pjesë e pakteve bërthamore midis dy superfuqive, por nuk është e qartë nëse synon të bashkohet apo jo me to.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*