Bilanci i pacientëve me COVID-19 në Kosovë: 29 në gjendje të rëndë, 301 të shtrirë nëpër spitale

Aktualisht në Kosovë 29 pacientë janë në gjendje të rëndë, 123 po marrin oksigjenoterapi.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës.

“301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. ​301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHKSUK’së.

“Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet më tej në njoftim.

Deri tash në Kosovë kanë vdekur 101 pacientë të prekur me COVID-19. Janë prekur gjithsejtë 4 mijë e 715 qytetarë, prej të cilëve 2 mijë e 227 janë shëruar.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 12 milionë banorë, janë shëruar gati 7 milionë dhe kanë vdekur 560 mijë njerëz.

301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme​301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të…

Posted by QKUK- Shskuk info on Sunday, July 12, 2020

Shpërndaje

Comments are closed.