Bie shtylla e telefonit në Fushë Kosovë, qytetarët ndihen të rrezikuar (FOTO)

Në rrugën ‘Silifke’ të Fushë Kosovës ka rënë një shtyllë e telefonit e cila po qëndron e mbajtur vetëm në tela.

Qytetarët  e kësaj lagje po ndihen të rrezikuar, derisa shprehen se për këtë rast kanë njoftuar edhe Policinë, emergjencën dhe punonjësit e KEDS-it.

Një banor i lagjes I ka dërguar fotografitë në e-mailin e redaksisë së KosovaPress-it duke thënë se pavarësisht se i kanë njoftuar organet kompetente, askush nuk u ka dalë në ndihmë.

Sipas I.J, zyrtarë të Policisë së Kosovës, kanë shkuar në vendin e ngjarjes por  të cilët pas një ore janë larguar.

Ai thotë se thirrjes së banorëve u janë përgjigjur edhe punonjësit e KEDS-it, të cilët pas vrojtimit të shtyllës janë larguar me arsyetimin se kjo nuk është në kompetencë të tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  E tmerrshme : Besa Domi, gruaja me të cilën bashkjeton Vehbi Kajtazi, ja çfarë thotë për të (VIDEO)