Bes Kallaku feston ditëlindjen, ky është urimi i Xhensilës

Xhensila e ka uruar publikisht Besin me rastin e ditëlindjes.

Komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku, sot feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur 35-vite jetë dhe me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta dhe befasia që i kanë bërë familja.
Nuk mungoi as urimi i bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj e cila e ka publikuar imazhin e veçantë në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen djali i vendit tim”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos në të cilën ata rrezatojnë përplot dashuri.

Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, e cila quhet Ajka.

https://www.instagram.com/p/CH22dnssNXl/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

 

Shpërndaje