Berisha: Jam pro hyrjes së PDK-së në Qeveri, me VV as në Xhehnet nuk shkojmë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e Nismës Social-demokrate, Zafir Berisha, ka thënë se e mirëpret hyrjen e PDK-së në Qeveri.

“Jam pro bashkimit të PDK-së në koalicionin qeverisës. Kjo do ta forconte edhe Qeverinë”, ka thënë Berisha në kanal10.

Ai ka thënë se dështimi i votimit të ligjeve nga koalicioni qeverisës, e ka dëshmuar se kanë nevojë për forcim të Qeverisë.

I pyetur se çfarë do t’i ofrohej PDK-së për hyrje në Qeveri, ai ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë për marrëveshjet që do të kishin mundësi të arriheshin.

Tutje, ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate i ka raportet e mira me të gjitha partitë politike, përveçse me Vetëvendosjen, me të cilën ka thënë se “as në xhenet nuk shkojmë”.

Shpërndaje

Comments are closed.