Barcelona përgatit ofertë marramendëse për Pogbën

Barcelona është duke u përgatitur për t’ia ofruar Manchester Unitedit 150 milionë euro për transferimin e mesfushorit Paul Pogba gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori francez Paul Pogba raportohet se është i pakënaqur me sezonin e dobët të Manchester Unitedit, tani që klubi e ka të sigurt se do të luajë në Ligën e Evropës sezonin tjetër.

Dhe, sipas Tuttosport, në mënyrë që ta financojnë këtë marrëveshje, gjiganti katalonas është i gatshëm ta shesë mesfushorin Ivan Rakitic, i cili besohet se do ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Ky sezon ka qenë plot më trazira për fituesin e Kupës së Botës me Francën, i cili fillimisht i prishi marrëdhëniet me Jose Mourinhon. Megjithatë, trajneri portugez u shkarkua në dhjetor dhe Pogba e shijoi një ecuri të mirë pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit.

Megjithatë, pas triumfit ndaj Paris Saint-Germainit në 1/7 e finales së Ligës së Kampionëve, Pogba dhe Manchester Unitedi iu kthyen formës së dobët. Pas disfatës në ndeshjen e fundit të sezonit, Pogba e pati një zënkë me një tifoz në stadium.Për Pogban ka shprehur interesim edhe Real Madridi së fundi, mirëpo Barcelona e ka epërsinë në këtë garë, sipas DailyMail, për shkak që kishte shprehur interesim edhe gjatë verës së kaluar.

Megjithatë, si verën e kaluar, Manchester Unitedi nuk pritet ta lejojë shitjen e Pogbës as këtë afat kalimtar, përveç nëse francezi ua kërkon këtë gjë me ngulm dhe ndonjë klub bën ofertë mjaftueshëm të mirë për Pogbën. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*