Barcelona konfirmon lëndimin e Jordi Albas

Pasi ia bënë disa teste mjekësore të mërkurën në mëngjes, Barcelona e ka konfirmuar se Jordi Alba e ka pësuar një lëndim në muskujt e këmbës së majtë, gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit të martën.

Mbrojtësi anësor u detyrua të largohet nga fusha e lojës në “Signal Iduna Park” pas vetëm një orë lojë dhe ai do ta ketë të pamundur të luajë edhe këtë fundjavë në La Liga, në ndeshjen kundër Granadas.

E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se Alba mund të mungojë për 10 deri në 15 ditë në skuadrën e katalonasve, ku sapo janë kthyer nga lëndimi Lionel Messi e Luis Suarezi.

Pasi që edhe Junior Firpo është jashtë skuadrës për shkak të një lëndimi, Nelson Semedo u zhvendos në krahun e majtë të mbrojtjës për ndeshjen kundër Dortmundit, ndërsa Sergi Roberto në krahun e djathtë.

Ajo ndeshje përfundoi me rezultat 0:0, mirëpo lojtarët dhe trajneri i Barcelonës iu falënderuan Marc-Andre ter Stegenit për pikën e fituar, pasi që ai e priti penalltinë e Marco Reusit gjatë pjesës së dytë, si dhe i bëri edhe disa pritje të tjera të mira

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*