Banka Evropiane do mbështesë ndërtimin e fermave të energjisë së erës me 18 milionë euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(EBRD) po mbështet ndërtimin e fermës së parë të energjisë së erës me një kredi prej 18 milionë eurosh.

Ferma e erës që do të ketë kapacitet prej 32.4MW, në Kitka ka filluar operacionet pasi është zhvilluar nga grupi turk i energjisë, Guris.

Ajo do të rritë gjenerimin e energjisë me më shumë se 1.4% dhe do reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit me 81 mijë tonë në vit.

Investimi, sipas bankës, përfaqëson një arritje drejt dekarbonizimit në vend.

Plani aktual i Kosovës për Strategjinë e Energjisë ka vënë një qëllim për instalim të 400MW të energjisë së ripërtrishme deri në vitin 2026.

Kapaciteti i energjisë së ripërtrishme para Kitka ishte rreth 70MW dhe vjen ekskluzivisht nga hidrocentralet e vogla.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*