Bajrami: Përmes buxhetit të rishikuar ne rigjallërojmë aktivitetin ekonomik

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë votuar për miratimin e buxhetit të rishikuar për vitin 2020.

“Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kam kënaqësi që të ju njoftoj që sapo miratuam buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

Falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR, duke mundësuar kështu fillimin e implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.

Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë.

Shpërndaje

Comments are closed.