Bahtiri dënon ashpër arrestimin e Nehat Thaçit

Ai kërkon nga autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare, të shtojnë presionin tek autoritetet e shtetit të Serbisë për lirimin sa më parë të tij, njofton Klan Kosova.

Sipas Bahtirit, nënkolonel Thaçi, është një drejtues i shkëlqyeshëm i policisë rajonale në Mitrovicë.

‘’Që nga ardhja e tij në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, krimi, kontrabanda dhe dukuritë tjera joligjore dhe keqbërëse, kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Falë punës së tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe policëve që ai i mbikëqyrë, Mitrovica sot është një nga qytetet më të sigurta në Republikën e Kosovës’’.

Në një komunikatë për media thuhet se arrestimi i nënkolonelit të policisë së Kosovës nga ana e policisë së Serbisë, nën akuzën për terrorizëm, është një veprim i papranueshëm që ka zgjuar indinjatë të thellë tek të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të rajonit, njofton Klan Kosova.

Bahtiri shtoi gjithashtu se një stabilitet i tillë në Mitrovicë dhe në mbarë Kosovën pengon shumë grupet kriminale dhe pushtetin e Serbisë prandaj kjo e fundit arrestoi nënkolonel Thaçin.

Shpërndaje

Comments are closed.