Azet i pikëlluar pranë varrit të menaxherit të ndjerë

Vdekja e menaxherit të tij e ka prekur shumë këngëtarin kosovar, Azet.

Sot i është dhënë lamtumira e fundit menaxherit të këngëtarit kosovar, Azet.

Sefa Kaya ka ndërruar jetë të shtunën pasi u vetaksidentua në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.

Me këtë rast ceremonia mortore e të ndjerit u mbajt në Stamboll, aty ku ishin të pranishëm një numër i madh i njerëzve e ndër ta edhe Azet.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar foto nga ceremonia mortore dhe në një prej tyre shihet Azet i pikëlluar pranë varrit të mikut të tij, njëherësh menaxherit, Sefa Kaya.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*