Avokati Gashi e quan lojë politike vazhdimin e paraburgimit të aktivistëve të VV-së

Po ashtu, me këtë vendim, gjyqtari i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës.

Avokati mbrojtës i aktivistit Petrit Ademi, Tomë Gashi, në një prononcim për KosovaPress e ka quajtur vendimin si të padrejt, duke thënë se Gjykata nuk e ka asnjë provë të re me të cilat provohet fajësia e aktivistëve për sulmin.

Sipas tij, Gjykata s ka kopjuar Prokurorinë, se kinse ekziston mundësia e fshehjes dhe e përsëritjes së veprës penale.

Ai këtë proces e ka quajtur një luftë politike mes pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Shpërndaje

Comments are closed.