Avokado, burim i vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për fëmijët

Avokado është një prej frutave më të shëndetshëm në planet pasi përmban shumë lëndë ushqyese.

Në përbërje të tyre ka vitaminat B (minus B12), vitaminën C dhe minerale të shumta.88 për qind e një avokado përbëhet nga yndyra të shëndetshme.

Avokado është një ushqim i përsosur për fëmijën. Janë të buta dhe mund t’ua bëni pure.

Vitaminat që përmban avokado janë këto:Vitamina C – Ky antioksidant i fuqishëm është i rëndësishëm për rritjen e sistemit imunitarVitamina K- Ndihmon në ndërtimin e një sistemi të shëndetshëm skeletorVitamina B5- Eshtë thelbësore për prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit dhe për metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinaveVitamina B6 – E nevojshme për të metabolizuar proteinat, yndyrën dhe karbohidratet dhe ndihmon në formimin e një truri të shëndetshëm.

Kaliumi – Ky mineral bashkëpunon me natriumin për mbrojtjen e muskujve të zemrës.

Bakri – Është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrit aftësinë e trupit për të përmirësuar indet.

Magnezi – Ndihmon në rregullimin e prodhimit të energjisë dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve dhe kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

Mangani – Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.

Fosfori – Ky mineral është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.Si t’i ruani avokadot për ushqimin e fëmijës?

Një avokado e pjekur është paksa e butë, por nuk duhet të ketë ndonjë njollë të zymtë ose të çara që tregojnë se është tepër e pjekur.Për të përgatitur avokadon duhet t’i hiqni farën në mes.

Nëse nuk e përdorni të gjithë avokadon, pjesën e mbetur mund ta spërkasni me lëng limoni të freskët ose uthull në mënyrë që të ruajë ngjyrën e gjelbër.

Shpërndaje