Ava Max publikon klipin e këngës “OMG What’s Happening”

Ava Max sapo ka lansuar klipin e ri.

Pak ditë pasi publikoi këngë “Christmas without you”, Ava Max solli videoklipin e ri.

Këngëtarja e realizoi anën vizuale të këngës “OMG What’s Happening”, që është pjesë e albumit të saj të parë.

Në këtë videoklip, artistja vjen si çdo herë me stil unik, ndërsa xhirimet i realizoi në shkretëtirat e Amerikës.
Pas publikimit të albumit “Heaven and Hell”, Ava Max solli klipet e disa këngëve të këtij albumi, të cilat u pritën mirë në publik.

Ndryshe, “Heaven and Hell” është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit në Spotify, në kategorinë e femrave.

Shpërndaje

Comments are closed.