Audi prezanton makinën e së ardhmes (Foto)

Edhe pse mund të duket si koncepti Audi E-Tron Sportback i prezantuar në Shanghai, Elaine në fakt është shumë më i avancuar, duke sjellë nivelin e 4-të në Frankfurt Motor Show.

Ashtu si E-Tron Sportback, koncepti Elaine me madhësi të njejtë gjithashtu, përmban drita Matrix LED si para dhe prapa, ndërsa fushat e animuara LED përshëndesin pasagjerët individualisht kur hyjnë brenda makinës.

Ndërsa ka shumë ngjashmëri, dallimet me të vërtetë janë më të mëdha, transmeton IndeksOnline. Përshembull, kontrolluesi zFAS është më i avancuar i cili instalohet në pjesën e pasme. Ky procesor i gjeneratës së re ka më shumë fuqi dhe sensorë të rafinuar, duke lejuar Audi Elaine të veprojë si pilot i autostradës për distanca të gjata.

Piloti i autostradës është në thelb një Pilot i trafikut më të avancuar, duke lejuar që makina të ndryshojë korsi në mënyrë autonome pa asnjë përfshirje nga personi që është duke ngasur atë. Natyrisht, të gjitha sistemet e tjera të zakonshme të asistencës së shoferit janë në bord, duke përfshirë teknologji të sigurtë dhe asistentin e efikasitetit të parashikimit.

Karakteristika të tjera përfshijnë një lidhje më të shpejtë në internet, aftësinë për të gjetur hapësira parkimi të pashënuara në anën e rrugës dhe navigacion total, të gjitha duke u bërë nga një pajisje (Internet për Gjëra) , duke u integruar “brenda botës së vet përdoruesit”.

Një tjetër teknologji fantastike  në konceptin Elaine është shoferi Audi Fit, ku një pajisje e veshur në dorën e shoferit siguron veturën me të dhëna të tilla si shenja vitale, temperatura e trupit dhe shkalla e zemrës.

Nëse Shoferi Audi Fit zbulon shenja të lodhjes, për shembull, automjeti mund të përshtatet dhe t’ju ndihmojë të relaksoheni. Do t’ju bëjë edhe ushtrime të frymëmarrjes, masazhë nga ulëset, muzikë relaksuese, funksione të veçanta të klimës e kështu me radhë.

Lexoni po ashtu:  Mercedes prezanton bishën Jeep Brabus

Audi Elaine fuqizohet nga tre motorë elektrikë, të kombinuar me 370 kWh – 496 kuajfuqi, duke ofruar një distance prej 500 km. Shpejtësinë nga zero në 100km/orë e arrin për 4,5 sekonda.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn