Asnjë shqetësim nuk ka ekzistuar për shkëmbim teritoresh

Shkruan: Milaim Zeka

Çdo parti politike ne Kosove, duke u udhehequr nga politikan te rrymave te ndryshme, nuk e ka pasur shqetesim shkaterrimin e prones publike, as degradimin e natyres, as varferine, as ikjen masive nga Kosova. Ketu ka pasur vetem nje shqetesim real dhe nje shqetesim i dyte per ta mbuluar te parin.
Shqetesimi real ka qene hajnia e parase publike. Ndertimi i rrugeve te asfaltuara vend e pavend. Shqetesimi i petes te lakrorit per ta mbuluar tepsine e vjedhur, ka qene shitja e patriotizmit, se gjoja dikush “ po e shet Kosoven, ama na patriotat nuk po e lejojme”!
Me te zeshmit ne kete drejtim kane qene lideret e sektit fetar te VV-se, te cilet asnje oferte konkrete per zhvillim ekonomik nuk kane ofruar. Gjithmone thirren ne mbrojtje te Kosoves, pasiqe na ekzistoka nje rrezik “real per ndarje”!
Njerezeve ju ka gerdite jeta ketu e ne Shqiperi. Kur te gjithe do ikin, klasa politike do te rrije me kunxha ne dore duke mate teritore te shkreta, sikur Nokshiqi ne Mal te Zi. Shko e shikoni trojet shqipetare ne Mal te Zi se ku jane katandisur. Te gjithe kane ikur per Amerike. Hajde ta bejme nje ankete se kush don me ike nga trojet shqipetare, pastaj hajme mut per patriotizem, pastaj flasim kunder shkembimit te teritoreve.
Nese vazhdon me u drejtu Shqiperia dhe Kosova nga kjo kaste politike e cila ne trurin e saje nuk e ka ad minimumin e dashurise per shtet, pas 10 viteve, femijeve tane ka me ju ardhe neveri me shiku Kosoven e Shqiperine edhe permes ekranit televiziv…!!!
Edhe pandemine e kemi luftu me protesta!

Shpërndaje

Comments are closed.