Artmotion certifikohet me standardin ndërkombëtar të menaxhimit të cilësisë

Artmotion si ofruesi më i madh i shërbimit të internetit dhe televizionit kabllor certifikohet me standardin ndërkombëtar të menaxhimit të cilësisë sipas parimeve të ISO 9001:2015 dhe standardit ndërkombëtar të menaxhimit të sigurisë së informacionit ISO 27001:2013 nga shtëpia certifikuese Gjermane TUV Rheinland GmbH.

Me këtë, Artmotion bëhet kompania e vetme private në fushën e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor që certifikohet nga standardet më të larta të industrisë së telekomunikacionit.

Menaxhmenti i Artmotion theksoi se kjo arritje ka ardhur si rezultat i përpjekjeve proaktive nga stafi për përmirësimin e vazhdueshëm organizativ si dhe zotimin e menaxhmentit në aplikimin e standardeve ndërkombëtare./PARROTLLA.NET/

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*