Arteta arsyetohet për humbjen e Arsenalit kundër Leicester City

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka falur ekipin e vet për humbjen 1:0 kundër Leicester City në shtëpi të dielën, duke thënë se lodhja ndikoi në disfatë.

Djelmoshat e Artetës e mbizotëruan ndeshjen shumicën e kohës, por nuk ishin në gjendje ta shfrytëzonin atë për të shënuar kundër ekipit të Brendan Rodgers.
Pavarësisht se kishte dy herë më shumë goditje në portë sesa kundërshtari, goli nga Jamie Vardy në minutën e 80-të e mposhti Arsenalin.

Trajneri spanjoll nuk ishte i ashpër me lojtarët e vet pas ndeshjes, megjithatë.

“Mendoj se lodhja ndikoi po ashtu. Nuk ishim të shpejt me topin”, tha Arteta.

“Atyre u lumtë, sepse janë ekip i organizuar mirë dhe është vështirë të krijosh raste kundër tyre. Të jem i sinqertë isha shumë i kënaqur me pjesën e parë”, shtoi ai.

Shpërndaje

Comments are closed.