Arrestohen dy kosovarë, që mashtruan disa mërgimtarë për bileta

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi kanë mashtruar disa bashkatdhetarë për nxjerrje të aviobiletave në Zvicër dhe Gjermani.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve. Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 CHF dhe 25,798 euro.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  NISMA vetme në të gjitha komunat për zgjedhjet lokale