Apple dhe Google përmirësojnë sistemin e paralajmërimit për COVID-19

Gjigantët e teknologjisë “Apple” dhe “Google” njoftuan sot se sistemi i tyre i paralajmërimit për ekspozimin ndaj koronavirusit do të jetë i disponueshëm në telefonat e tyre inteligjentë pa instaluar një aplikacion të veçantë.

Sistemi i paralajmërimit të ekspozimit do të integrohet në iPhone të “Apple” dhe telefonat Android të “Google”.

Qeveritë dhe përdoruesit e telefonave inteligjentë duhet të zgjedhin që ta përdorin teknologjinë, e cila njofton personat nëse bien në kontakt të ngushtë me dikë që ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Kohëzgjatja dhe distanca e kontaktit për të marrë një alarm mund të rregullohen nga autoritetet lokale, njoftojnë gjigantët teknologjikë.

Shpërndaje

Comments are closed.