Aplikacioni në telefon që mund ta zbuloni nëse keni anemi pa bërë teste të gjakut

Një aplikacion i ri për smartfonë mund të tregojë nëse keni anemi vetëm duke analizuar ngjyrën e thonjve tuaj në një foto.

Diagnostifikimi i anemisë kërkon mostrat e gjakut, si dhe pajisjet e specializuara të testimit që janë kryesisht të paarritshme për shoqëritë me të ardhura të ulëta.

Tani, falë një ekipi hulumtuesish nga Georgia Tech dhe Emory University në Atlanta, SHBA, çrregullimi mund të zbulohet vetëm duke përdorur një aplikacion.

Zbulimi ka rezulturar të jetë i suksesshëm dhe si i tillë është botuar në revistën shkencore Nature Communications.

Anemia, një çrregullim i zakonshëm i gjakut i sjellë nga nivelet e ulëta të transportuesit të oksigjenit të gjakut, hemoglobina, shkakton lodhje të rënda, probleme në zemër dhe komplikime në shtatzëni./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*