Aplikacioni më fantastik në vend nga Artmotion tani me ofertë promocionale

Në prag të festave të fundvitit, Kompania Artmotion sjell ofertat promocionale të Aplikacionit më të kërkuar në vend.
Këtë radhë pakoja më e kompletuar Premium e cila ofron deri 240 kanale televizive, ofrohet për të gjithë klientët me çmim promocional, për vetëm 5.99/1 muaj, 29.99/6 muaj, apo 49.99/12 muaj.

Pakoja Premium përfshin të gjitha ligat e Sporteve të cilat Artmotion transmeton si: Superliga Kosovare në Basketboll, Superliga Kosovare në Futboll, Champions League, Bundesliga, NBA, Formula 1, Moto GP e Judo. E gjithashtu kanale vendore dhe ndërkombëtare, ato ekskluzive si: ALSAT M, KLAN KOSOVA e deri në 30 kanale turke duke përfshirë kanalet më të ndjekura si: TRT1 dhe 2, Star TV, TV8, Kanal D, e SHOW TV, e 14 kanale ekskluzive të cilat vetë menaxhohen nga Kompania.
Çfarë e bën të veçantë Aplikacionin Artmotion përpos ofrimit të programacionit më unik, është qasja nga të gjithë operatorët e internetit në vend, pra të gjithë abonuesit e këtyre ofertave promocionale do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e preferuara në çdo vend dhe çdo kohë.
Aplikacioni Artmotion ofron një qasje në njërën nga pajisjet si: Telefon, Tablet, Laptop apo Smart TV.
E gjitha se çfarë u duhet të gjithë klientëve të cilët duan ta bëjnë përvete aplikacionin Artmotion , e të përfitojnë nga çmimet promocionale është të thërrasin në numrin pa pagesë 0800 20 60, apo të vizitojnë njërën nga pikat zyrtare të shitjes së Artmotion.

Shpërndaje