Anxhelina Hadërgjonaj me çantë lëkure në vlerë 23,500 euro

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ishte përgatitur që më datë 25 të këtij muaji, të publikonte projektin e saj të parë muzikor për tregun internacional.

Megjithatë kënga e saj e re në gjuhën angleze u shty edhe për pak kohë, pasi nuk është ende gati finalizimi i klipit.

Ndërkohë, Anxhelina po gjendet pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Një gjë që ka rënë gjithmonë në sy ka qenë stili i këngëtares, i cili është komentuar jo pak herë në media.

Me jetën luksoze që bën, Hadërgjonaj nuk kursehet aspak që të shpenzojë në shuma të majme për pamjen e jashtme.

Vetëm një çantë e saj e markës ‘Hermes’ me lëkurë gladiatori, kap shifrën e 23 mijë e 500 eurove.

Ndërkohë, në po të njëjtën paraqitje që ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, Anxhelina ka shpenzuar 1,350 euro për bluzën, 29,95 euro për pantallonat dhe 995 euro për sandalet – shifra këto që janë bërë të ditura nga faqja What They Wearin./

Shpërndaje

Comments are closed.