ANP “Adem Jashari”realizon konkurs artistik për fëmijë (FOTO)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ANP “Adem Jashari” ka organizuar konkursin për punimin më të mirë artistik, ku të drejtë pjesëmarrje kanë pasur të gjithë fëmijët e moshave nga 6 deri në 11 vjet.

Nën ritmet e muzikës dhe performancës së grupeve argëtuese, fëmijët kanë pasur rastin të shpalosin kreativitetin e tyre në ekspozitën me punime në hapësirat e ANP “Adem Jashari”. Ngjarja është zbukuruar edhe më shumë me këngët dhe vjershat e recituara nga vogëlushët, të cilat kishin ardhur në mënyre të organizuar së bashku me mësueset e tyre.

Me qëllim të përkrahjes dhe inkurajimit të fëmijëve për të zhvilluar kreativitetin e tyre artistik, njëherit janë shpërblyer punimet me të mira dhe janë ndarë dhurata të ndryshme për fëmijët pjesëmarrës.

Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po mbështet në vazhdimësi projekte te përgjegjshme ndaj shoqërisë. Përveç përfshirjes së tyre në ngjarje të tilla, aeroporti tashmë për disa vite pranon në vizita grupe të fëmijëve të cilët kanë rastin të mësojnë më shumë për aviacionin.

Fotografia e Valentina Gara

Fotografia e Valentina Gara

Fotografia e Valentina Gara

Fotografia e Valentina Gara

Shpërndaje

One Comment

  1. Pingback: canadian viagra

Leave a Comment

Your email address will not be published.