Ambasadori britanik në Kosovë uron Dua Lipën për suksesin në “Grammy”

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel ka uruar Dua Lipën përmes një statusi në Facebook.
Ruairi O’Connell shfrytëzoi rrjetet sociale për ta uruar Dua Lipën për suksesin e arritur në “Grammy Awards”.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar O’Connell.

Kujtojmë që Dua është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten më të mirë të re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Për ndryshe, ceremonia “Grammy Awards” këtë vit shënoi edicionin e 61-të dhe u mbajt në Los Angeles. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*