Ambasada e Kosovës në Francë rifillon ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18 shkurt

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka bërë të ditur se do të rifillojë me ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18 shkurt 2021.

Në një postim në Facebook thuhet se shërbimet për kosovarët me qëndrim në Francë do të ofrohen duke zbatuar masat antiCOVID19.

“Në këtë aspekt, luten të gjithë qytetarët të cilët marrin termin për shërbime konsullore që të ju përmbahen rregullave të përgjithshme të vendosura nga Qeveria e Francës si dhe të paraqiten në lokalet e Ambasadës vetëm ata persona që do të marrin shërbime”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje