Allegri: Gara për titullin e Serie A-së është ende e hapur

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka insistuar duke thënë se gara për titull ende nuk ka përfunduar në Serie A.
Juventusi nesër e pret në shtëpi Interin në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A, dhe aktualisht është në krye të tabelës me 40 pikë, tetë më shumë se Napoli në pozitën e dytë.

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi i Italisë”, ka thënë Allegri.

“Ndeshja është si një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ne do të përballemi me një skuadër që është rritur shumë në kohën e fundit”.

“Interi dhe Napoli janë rivalët tanë më të mëdhenj. Juventusi ende nuk e ka fituar ligën e Serie A-së, është një rrugë e gjatë deri në fund”./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*