Aktorja e njohur turke feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbush

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel feston sot ditëlindjen. Ajo mbush sot 27 vjet.

Në këtë ditë të veçantë për të, s’kanë munguar as urimet.

Hande ka publikuar shumicën e urimeve që ka marrë në llogarinë e saj në Instagram, ku bien në sy ato të aktorëve me të cilët aktualisht luan në serialin “Sel Cal Kapimi”.

Hande është shumë e ndjekur në rrjete sociale. Vetëm në Instagram, ajo numëron mbi 17 milionë ndjekës, duke u bërë kështu aktorja më e ndjekur turke në këtë rrjet social.

Shpërndaje