Aktori që luan rolin e ‘John Wick’ prezanton gjeneratën e re të ‘Xbox’

Microsoft i tregoi botës një paraqitje të shkurtër të asaj sesi do të duket konsola e e gjeneratës së re të ‘Xbox’, që synon ta  nxjerrë në treg nga fundi i vitit të ardhshëm.

Gjiganti i teknologjisë njoftoi se konsola, e quajtur “Projekti Scarlett”, vjen me kapacitet të shtuar të memories, rezolucion më të lartë dhe grafika dukshëm më të përmirësuara.

Kompania i rifreskon një herë në disa vjet konsolat e saj të lojërave dhe e fundit e kësaj serie, ‘Xbox One’, ishte lansuar në 2013-ën.

Kreu i ‘Xbox’, Phil Spencer premtoi që konsola e shumëpritur të mbërrije në kohë për sezonin e festave të fundvitit më 2020-ën.

“Konsola për ne është jetike dhe përben praktikisht një bosht të eksperiencës tonë”, tha Spencer.

Të pranishmit në sallë u befasuan nga shfaqja e papritur e aktorit të famshëm Keanu Reeves, ylli i triologjive kinematografike John Wick dhe Matrix

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*