Aktori i njohur turk zbulon se i flet djalit në gjuhën shqipe

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit ka treguar se si e thërret me përkëdheli djalin e tij të vogël Efehanin.

Ai ka publikuar një fotografi përkrah të birit Efehan, derisa në mbishkrim e thërret me nofkën tigri, në gjuhën shqipe.

Kjo pasi Tolga prej vitesh është martuar me aktoren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Almeda Abazi, e cila i ka mësuar disa fjalë në shqip.

“Sapo hëngra ushqim, tani po e shikoj babain, po thotë këlyshii tigrit”, ka shkruar ai.


Shpërndaje

Comments are closed.