Aktiviteti i fabrikave në Eurozonë – Ngadalësohet prej konflikteve globale mbi tregtinë

Aktiviteti i fabrikave në Eurozonë është ngadalësuar në nivelin më të ulët në 2 vite gjatë Gushtit prej shqetësimeve për përshpejtimin e luftës tregtare.  Indeksi PMI, që formulohet nëpërmjet mijëra sondazhesh drejt bizneseve, ra në nivelin më të ulët në 21 muaj prej 54.6 pikë. Megjithatë, sondazhi i muajit Gusht ka qenë i pazakontë në mbledhjen  e të dhënave, ndërkohë që shumë fabrika në Europë reduktojnë aktivitetet në muajt e Verës.

Sipas analistëve, fabrikat e Eurozonës kanë raportuar një rritje të qëndrueshme të prodhimit në Gusht, por perspektiva është zbehur ndërkohë që porositë e reja për mallrat industrial kanë rënë në nivelin më të ulët në 2 vite. Tregues për të ardhmen si punësimi, ndjesia dhe porositë e reja kanë treguar rënie, duke nënkuptuar se nuk do të ketë rimëkëmbje të aktivitetit në muajt e ardhshëm.

Sektori i manifakturës është vënë në vështirësi nga konfliktet globale mbi tregtinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është gati të vendosë tarifa në 200 miliardë dollarë mallra kinezë të importit.

Në përpjekje për të shtuar kërkesën, fabrikat kanë rritur çmimet me normën më të ulët në 1 vit. Sipas të dhënave të Eurostat, inflacioni në Eurozonë është ngadalësuar lehtë në 2% në muajin Gusht, duke mbështetur vlerësimin e Bankës Qendrore Europiane mbi nivelin e çmimeve.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*