Aksident në Bardhosh, përfshihen tri vetura

Tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Bardhosh të Prishtinës, megjithatë nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Lajmin  e ka konfirmuar Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të marketit “Albi” diku rreth orës 17:00. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00 në Bardhosh, në afërsi të marketit “Albi”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, përderisa nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka thënë Kelani.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*